Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti akuzat për jahtin i quan fushatë zgjedhore

Shpend Ahmeti, ka reaguar sërish për lajmet që u plasuan për të rreth shëtitjeve detare me një jaht të shtrenjtë në Mal të Zi, transmeton Koha.net.

Kryetari i Prishtinës as në këtë reagim s’e ka përmendur jahtin, por në Facebook ka thënë se sivjet është vit zgjedhjesh dhe se akuzat janë normalen.

“Vazhdoni, jepini ”, ka thënë ai në gjuhën angleze

Ahmeti ka shkruar:

Kam prit dhe pres sulme sepse sivjet është vit zgjedhor dhe Prishtina është halë në sy për ata që e kanë zhvat dhe e zhvasin këtë shtet. Është shtuar edhe konspiracioni edhe ligësia.

Edhe Ahmeti i quan shpifje fotografitë që e shpërfaqin në një jaht luksoz Arbëri Ahmeti i quan shpifje fotografitë që e shpërfaqin në një jaht luksoz

Munden me shpif në të gjitha anët, por nuk do të dorëzohemi asnjëherë para matrapazëve e hajnave.

Bring it on!