Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka mohuar se ka shëtitur me Jaht në Budvë të Malit të Zi.
“E kuptoj që jam person publik dhe çdo minutë e jetës sime është publike dhe e kuptoj qe jam në përcjellje të kundërshtarëve çdo moment, prandaj nuk kanë nevojë fshehtas të fotografojnë e të bëjnë storje të paqena. Kam ardhur me veturën time, e në det nuk kam shëtitur fare. Shpifjet nuk na ndalin, por për bashkëqytetarët e mi gjithmonë kërkoni shpjegime nga unë se nuk ka të keqe”.
Reagimi i tij vjen, pasi mediat kanë publikuar disa fotografi, ku Ahmeti shihet në një Jaht luksoz në Budvë të Malit të Zi.