Në mbledhjen e ditës së djeshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, u propozua edhe që çiftet që kurorëzohen të mbjellin nga një dru.
Me këtë, synohet që pjesët të cilat nuk janë të gjelbëruara t’i rikthehen pamjet e bukura dhe të mbrohet ambienti, përcjell Koha.net.
Përveç kësaj, në drunj do të jenë të gdhendur edhe emrat e çifteve të martuara.
Për këtë, edhe kryetari i vendit Shpend Ahmeti bëri një shkrim në Facebook përmes të cilës tha se me mbjelljen e drunjve që do të fillojë nga java e ardhshme, do të përmirësohet edhe ambienti.
“Që nga java tjetër, çiftet që kurorëzohen në komunën e Prishtinës do te kenë mundësi ta mbjellin një dru në komunën tonë që do ta ketë mbishkrimin e tyre dhe do të mbetet shenjë e bukur ambienti. Edhe shënohet martesa edhe përmirësohet ambienti”, është shkrimi i kryetarit Ahmeti.
-
Premtohen mbjellja e 1 milion drurëve e hapa konkretë në raport me mjedisin
-
Ahmeti paralajmëron katërfishim të drurëve tek Fakulteti Filologjik
-
Prishtinës sivjet do t’i shtohen 12 mijë drunj të gjatë e 1 milion lule sezonale
-
Komuna e Gjilanit shënon Ditën e Tokës me mbjellje të drunjve dekorativë
-
Në “Ditën e Tokës” në kryeqytet mbillen fidanë