Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti paralajmëron katërfishim të drurëve tek Fakulteti Filologjik

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për shkak të punimeve në parkingun nëntokësor tek Fakulteti Filologjik, drurët kanë arritur t’i zhvendosin me sukses. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i dëmtojnë apo të mos parkohen pranë tyre.

Ahmeti ka bërë me dije se do të katërfishojnë numrin e drurëve në hapësirën e parkingut.

 

Tanimë kanë filluar punimet në parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik. Jam i lumtur që kemi arrit me i zhvendos...

Posted by Shpend A. Ahmeti on Tuesday, November 3, 2020

“Po shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe arkitektë nga Kosova e jashtë të cilët para shumë viteve kanë dhënë idenë dhe zgjidhjen për këtë parking. Në fushatat e kaluara ka qenë Visar Geci i cili gati se me çdo kandidat ka diskutuar dhe ju ka dhënë materialin e përgatitur”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka njoftuar se kjo hapësirë do i ketë mbi 700 vendparkime nëntokësore dhe ku do të rritet hapësira e gjelbër.