Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamiti i LDK-së për parkingun nëntokësor: Mirë që mbetën fakultetet

Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, nuk është shprehur i kënaqur me parkingun e ri nëntokësor në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Hamiti në Facebook ka vendosur foto duke krahasuar se si ka qenë oborri i Fakultetit Filologjik më herët dhe si është tash.

“Dikur dhe sot: oborri i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Prej parku në parking. Edhe në qendër komerciale, natyrisht. Mirë që mbetën fakultetet!” – ka shkruar Hamiti në Facebook.