Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Afro 3 milionë euro dëme vetëm në infrastrukturë nga vërshimet në Suharekë

Afër 3 milionë euro konsiderohen të jenë dëmet e shkaktuara vetëm në infrastrukturën rrugore në Komunën e Suharekës nga vërshimet e 5 ditëve më parë.

Por, raporti me shifra të sakta për të gjitha dëmet, përfshirë edhe ekonomitë familjare dhe bizneset do të përfundojë të hënën, raporton KTV.

Ndryshe, këtë të diel është bërë edhe dezinfektimi i rrugëve dhe oborreve.

Sipas kryetarit të kësaj Komune, Bali Muharremaj, nuk ka pasur asnjëherë dëme më të mëdha.

Muharremaj, më tutje ka thënë që Komuna ka ndarë 400 mijë euro për t’u ndihmuar banorëve të prekur, por që shpreson se Qeveria do të ndihmojë me kompensim.

Të hënën në orën 14:00, kryeministri ka paralajmëruar vizitë në këtë Komunë për t’u njoftuar me shifrën e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, si dhe për të diskutuar për formën e kompensimit.