Suhareka me fshatra përreth ende është në gjendje emergjente.
Rreth 50 për qind e fshatrave të kësaj komune kanë pësuar dëme materiale nga stuhia e shiut e para 6 ditëve.
Në këtë situatë ka pasur edhe 8 persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, shkruan sot Koha Ditore. Suharekës i kanë dalë në ndihmë edhe FSK-ja dhe Kryqi i Kuq.
Ndërkohë që është vlerësuar se dëmet materiale nga kjo katastrofë natyrore kanë kaluar shifrën 6 milionë eurove. Disa nga banorët e fshatit Sopi kanë treguar se Komuna u ka sjellë formularë për të regjistruar dëmet, si edhe thasë me gëlqere, por ata thanë se dezinfektimin e shtëpive po e bëjnë vetë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Afro 3 milionë euro dëme vetëm në infrastrukturë nga vërshimet në Suharekë
-
Autoritetet kërkojnë ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet
-
Shumë pak ndihmë për Suharekën e vërshuar, banorët e Sopisë natën e kaluan jashtë shtëpive
-
Pas vërshimeve, Suhareka kërkon ndihmë
-
Tetë të lënduar nga vërshimet në Suharekë