Hazir Muhametsahitaj, shtëpia e të cilit është bërë e pabanueshme nga vërshimet e dy ditëve më parë, natën e ka kaluar te axha i tij.
Ai thotë se pret ndihmë nga komuna pasi vet nuk mund t’ia dalë, pasi para pak muajve e kishte rinovuar shtëpinë.
Nga të reshurat e dy ditëve të kaluara, fshati Sopi është më i dëmtuari, pothuajse të gjitha shtëpitë janë të pabanueshme.
Por ndonëse kryetari i komunës dhe Kryqi i Kuq në Suharekë kanë bërë apel te të gjitha bizneset, organizatat humanitare dhe institucione tjera që t’i ndihmojnë me veshmbathje, ushqim, e ujë të pijes familjet e të prekurve, por përveç një firme zvicerane që ka dhënë donacion 5 mijë euro, nuk ka pasur të interesuar që t’iu ndihmojnë.
Ndryshe, Komuna ka përgatitur vend në rast se ka nevojë për evakuim të banorëve.
Kryetari i kësaj komune thotë se dëmet në këtë komunë janë shumë të mëdha, andaj të hënën do të dihet saktë vlera e tyre.
-
Shumë pak ndihmë për Suharekën e vërshuar, banorët e Sopisë natën e kaluan jashtë shtëpive
-
Suhareka me fshatra përreth ende në gjendje emergjente
-
Suhareka i del në ndihmë me tre zjarrfikës Skenderajt
-
Shumë shtëpi të pabanueshme pas vërshimeve, vazhdon vlerësimi i dëmeve në komunat e prekura
-
Suhareka e Malisheva mobilizohen kundër përmbytjeve eventuale