Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Suhareka i del në ndihmë me tre zjarrfikës Skenderajt

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se një njësi e zjarrfikësve me tre pjesëtarë nga Suhareka janë nisur për në Skenderaj.

Muharremaj ka thënë se kjo njësi do t’i ndihmojë qytetarët atje me pompa thithëse të ujit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njësia e zjarrfikësve me 3 pjesëtarë nga Suhareka është nisur për Skenderaj. Me automjetin e tyre dhe me pompa thithëse të ujit do t'i ndihmojnë qytetarët atje ku kanë nevojë. Në disa komuna të Kosovës tashmë situata paraqitet e vështirë si rezultat i reshjeve të shumta të shiut. Megjithëse edhe ne kemi një numër të kufizuar të zjarrfikësve, kemi shprehur gatishmërinë tonë që momentalisht t'i ndihmojmë komunat që tashmë po përballen me vërshime. Uroj që situata të përmirësohet dhe ta kalojmë me dëme sa më të vogla materiale”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Skenderaj dhe Mitrovica janë dy ndër qytetet më të prekura nga vërshimet e së enjtes si pasojë e reshjeve të shiut.