Autoritetet lokale të Suharekës kanë njoftuar se situata emergjente e krijuar si pasojë e përmbytjeve pas reshjeve të shiut po vazhdon në vendbanimet e ndryshme të kësaj komune.
Prandaj dhe u kanë bërë thirrje bizneseve dhe organizatave humanitare që t’i ndihmojnë qytetarët e prekur nga vërshimet me veshmbathje, ushqim e ujë të pijes. Ndërkohë që Qendra e Biznesit në Suharekë është solidarizuar dhe ka ndarë 5 mijë euro për familjet e prekura nga vërshimet, shkruan sot Koha Ditore.
Nga ana tjetër edhe zyrtarët e Komunës së Mamushës kanë konfirmuar dëmet e konsiderueshme nga vërshimet në këtë komunë dhe kanë kërkuar mbështetje nga Qeveria e Kosovës për kompensimin e tyre.
Të premten, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se “situata emergjente në Komunën e Suharekës vazhdon”.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Pas vërshimeve, Suhareka kërkon ndihmë
-
Suharekës s’i mjafton ndihma e qeverisë për dëmet nga vërshimet, e ndihmojnë bizneset private
-
Suhareka me fshatra përreth ende në gjendje emergjente
-
Muharremaj për dëmet nga stuhia: S’mund t’u ndihmojmë qytetarëve pasi s’kemi fond emergjent
-
Skenderaj krijon fond për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga vërshimet