Shtëpi të pabanueshme nga përmbytjet, rrugë të baltosura e kultura bujqësore të dëmtuara, janë pasojat që kanë lënë vërshimet në Komunën e Suharekës.
Nga përmbytjet janë prekur pothuajse të gjitha fshatrat e kësaj komune, ndërsa nuk ka shpëtuar as qendra e qytetit, shkruan sot Koha Ditore. Është dëmtuar edhe infrastruktura rrugore, por edhe disa nga objektet e institucioneve publike, përfshirë atë të komunës.
Nga stuhia e fuqishme e së mërkurës, më së shumti janë prekur ekonomitë familjare. Në disa shtëpi të qytetit uji ka hyrë brenda, duke dëmtuar gjithçka. Nazim Berisha ka shtëpinë shumë afër qendrës së qytetit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë vërshimeve të rrëmbyeshme. Ditën kur ekipi i gazetës vizitoi shtëpinë e tij, ai i kishte nxjerrë të gjitha pajisjet që kishte në katin e parë, teksa hiqte baltën e grumbulluar në dyshemenë e dhomës së pritjes. Natën e reshjeve, ajo ishte mbuluar me ujë rreth 40 centimetra.
“70 metra katrorë janë përmbytur me rreth 40 centimetra ujë”, tregon ai. “Të gjitha çfarë janë prekur nga uji janë prishur. Kostoja e dëmeve që na janë shkaktuar është mbi 2 mijë euro. Kuzhina, makinat e larjes, enët - gjithçka që kemi pasur janë prishur”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Afro 3 milionë euro dëme vetëm në infrastrukturë nga vërshimet në Suharekë
-
Dëme milionëshe nga stuhia në Suharekë, më të dëmtuarat serat e stallat
-
Vërshimet shkaktojnë dëme të mëdha në disa komuna
-
Rënia e fasadës në një ndërtesë në Suharekë shqetëson banorët, Komuna pa informata
-
Rahoveci më i prekuri nga vërshimet, shumë banorë u shpërngulën nga shtëpitë