Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria ndan 1.1 milion euro për sanimin e dëmeve në Suharekë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 milion euro për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në komunën e Suharekës.

Ky vendim u mor sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka treguar se propozimi I ministrisë së tij vjen pas shqyrtimit të kërkesës së komunës së Suharekës e cila ka kërkuar nga Qeveria qendrore që t’i ndalë në ndihmë.

“Komuna e Suharekës ka bërë kërkesë për mbështetje financiare për sanimin e dëmeve të vërshimeve, MF pas shqyrtimit të kërkesës dhe në konsultim me qeveri propozuar të ndahen si mjete emergjente shuma prej 1.1 milionë euro dhe pjesa tjetër e dëmeve të trajtohet me procedurë të rregullt|”, ka thënë Hamza.

Propozimi i tij mbështet unanimisht nga kabineti qeveritar.

100 mijë euro pritet të përdorën për sanimin e dëmeve në infrastrukturë derisa pjesa tjetër për ekonomitë e shkatërruara familjare.