Arbëri

AAK-ja premton rritje të pagave te punëtorët e arsimit për 50 për qind

AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka premtuar rritje të pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50 për qind. Ky premtim ka dalë në diskutimet që kjo parti politike ka pasur të premten.

Sipas njoftimit për media, AAK-ja ka thënë se grupi i ekspertëve të saj për çështjet e arsimit ka vënë disa prioritete në programin zgjedhor për periudhën 2025-2028. Kjo parti ka nxjerrë 14 prioritete.

Ndër këto prioritete ka përmendur rritjen e pagave e përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe rritjen e buxhetit.

“Sfidat në sistemin arsimor të Kosovës e determinojnë një reformë thelbësore te këtij sektori; Rritja e buxhetit për Arsim në 6% të GDP-së; Rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50%; Përmirësimi i infrastruktures fizike duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore; Trajtimi në mënyrë të barabartë të universiteve publike dhe private përmes monitorimit të performancës; Profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë dhe pavarësimi financiar i tyre; Tekste falas për arsimin parauniversitar; Arsimi gjithëpërfshirës dhe garantimi i kuadrit profesional për fëmijet me nevoja të veçanta; Rregullimi me ligj i arsimit plotësues në diasporë; Negocim i kontratës së re kolektive me sindikatat e arsimit dhe palët tjera të interesit; Trajnimet e vazhdueshme falas për të gjithë mësimdhënësit; Certifikimi dhe akreditimi i instituteve shkencore dhe krijimi i mundësisë për gjenerimin e të hyrave vetanake; Rritje të sigurisë në shkolla; Mbështetje të programeve për arsimin profesional sipas nevojave të tregut”, janë prioritetet tjera të këtij grupi, sipas njoftimit të AAK-së.