Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u përball me aktivistin e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, kur ky po e pyeste “a po i vjen marre që e ka pranuar ‘Zajednicën’”.
Pamjet i ka publikuar PSD-ja në Facebook të dielën, duke shkruar se Bislimi s’e tha asnjë fjalë kur po përballet "me dëmin që po ia sjellin Kosovës".
Ish-deputeti Krasniqi i shtroi disa herë pyetje Bislimit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por ai nuk fliste asgjë.
“A krejt pa marre po e bëni, s’po ma ua ninë a? Marre duhet me ju ardhë”, ka thënë Krasniqi.
Një veprim të tillë, PSD-ja e ka bërë edhe javë më parë ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Artikuj të ngjashëm
-
Bislimi: Nuk e kemi pranuar draftin e Asociacionit
-
Bislimi nuk paraqitet për raportim në Komisionin për Integrime
-
Berisha: PDK-ja do të mblidhet, Bislimi na provokoi rëndë
-
Bislimi thotë se janë pesë siguresa që s’do të lejojnë “Zajednicë” në Kosovë
-
PSD-ja gjuan me “milkshake” dhe tortë zëvendëskryeministrin