Aktivistët e Partisë Socialdemokrate të martën e kanë gjuajtur me “milkshake” dhe tortë në hyrje të objektit të Qeverisë, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Në tortën me të cilën u tentua të goditej në fytyri Bislimi, shkruhej “përhajër Zajednicën”, duke aluduar në Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën PSD-ja thotë se u pranua “themelimi i Zajednicës”.
“Tortë e milkshake për "Zajednicën". E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre”, thuhet në njoftim.
PSD-ja ka ftuar qytetarët për protestë të shtunën [25 mars] nga ora 14:00.
Artikuj të ngjashëm
-
“A po ju vjen marre?”, PSD-ja me aksion para Bislimit
-
PSD-ja i çon “tortë” Qeverisë Kurti për njëvjetor
-
PSD-ja “anëtarëson” Hamzën e Abdixhikun në VV
-
PSD: Gratë po përballen me plumba derisa Qeveria e Presidenca defilojnë në samite të paqes
-
PSD-ja kundërshton Ligjin për KPK-në: Kurti do të bëhet prokuror