Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktivisti i PSD-së para deputetëve të VV-së: Ma keni shkatërruar të ardhmen

Një aktivist i Partisë Socialdemokrate i ka pyetur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se “a u vjen marre që Qeveria e ka pranuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Prezentë ishin deputetët Mefail Bajqinovci, Arbër Rexhaj e Artan Abrashi në një kafene, ku aktivisti Behar Retkoceri iu tha se “ia kanë shkatërruar të ardhmen”.

“S'keni lënë njeri pa i thënë serbofil, e hajn, e tradhtar, e spiun, tash pse s'po folni? Pse s'po folni tash? Ju e keni pranuar ‘Zajednicën’, a ju vjen marre? Pse po kesh? Ma keni shkatërruar edhe mua të ardhmen”, dëgjohet duke thënë ai para deputetëve.

Aty ishte edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, që aktivisti tha se kjo bashkëpunon me Radojçiqin.

Deputetët nuk bënë ndonjë reagim.