Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka deklaruar se janë provokuar rëndë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Ai ka thënë pas rrahjes që ndodhi në Kuvend se eskalimi i situatës në sallën plenare mes deputetëve dhe ministrave nuk i bën mirë Kuvendit.
Berisha tha se Kryesia e PDK-së do të mblidhet shpejt për të marrë vendim se si të veprohet tutje. Sipas tij, me këtë frymë nuk do të vazhdohet Kuvendi.
“Ky eskalim nuk i bën mirë as Kuvendit, as demokracisë, as qytetarëve të Kosovës që presin diçka tjetër. Është dashur këta moralisht të dorëhiqen. Të paktën për çështje morale të dorëhiqen edhe t'i hapin rrugë një procesi zgjedhor qe do të sillte një qeveri gjithëpërfshirëse", tha ai.
Berisha mohoi që kanë penguar që kryeministri Albin Kurti të largohet nga salla e Kuvendit, ndërkohë që deklaroi se janë provokuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Kush është ka e ndalon me dalë jashtë, nuk është e vërtetë. Futuni në sallë, krejt kjo pjesa këtej është e lirë... Nuk është bllokuar askush, dy palët e kanë uzurpuar foltoren. Sepse ai po shpif dhe Bislimi, ai kryenegociatori i tradhtive doli e hoqi një fotografi dhe goditi me shishe një deputet të PDK-së e gjuajti me shishe.. .Po, provokoi rëndë sepse karakteri i tyre, ndërgjegjja e tyre në çka e kanë esklauar këta në bashkëpunim m Radoiçiqa, me kriminelë të deklaruar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në listë të zezë, të shpallur terroristë nga kjo qeveri, bashkëpunojnë me këta terroristë”, shtoi ai./KSP
-
PDK-ja ia lë fajin Besnik Bislimit për nisjen e rrahjes në Kuvend
-
Hamza: Kurti t’i ndërpresë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë partiakë
-
Krasniqi thotë se do t’i shkojë Kurtit në takim: E inkurajoj që të reflektojë
-
Mungojnë Bislimi e Lushtaku, shtyhet seanca për përleshjen në Kuvend
-
Çitaku kritikon Bislimin për “kërcënim të BE-së”: Gjuha e tij, e dëmshme dhe e rrezikshme