44 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 914 mostra të marra për testim.
93 persona janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 271,710.
Sipas njoftimin të MSH-së së Shqipërisë, tetë persona janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me koronavirus ka rënë në 209.