Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

70 raste të reja me COVID-19 të martën në Shqipëri

70 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 1,147 mostra të marra për testim.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 140 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 269,603.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive është ulur në 434.

Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.