Arbëri

Bie numri i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

Numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Shqipëri, të enjten, ka shënuar rënie. Janë regjistruar gjithsej 89 raste pozitive nga 720 testime ditore.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ka njoftuar se përveç rasteve të reja të infektimit, nuk është shënuar asnjë viktimë.

Gjatë së njëjtës periudhe 24-orëshe janë shëruar 107 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 325.500.

Brenda 24-orëve të fundit edhe rastet aktive janë ulur.

Aktualisht 1.152 persona vazhdojnë të jenë të infektuar. 11 prej tyre janë duke u trajtuar në spitale.