Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 43 raste të reja me koronavirus nga 335 testime të kryera dhe fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 939 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërkohë janë shëruar 147 qytetarë.
Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 330.437 raste me koronavirus, prej tyre 325.911 janë shëruar, 939 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.587 pacientë.