Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

22 raste me COVID-19 të dielën në Shqipëri

22 raste pozitive me Covid19 janë regjistruar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, nga 348 testime.

Gjithsej janë 342 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë dhe në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 24 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,417 që nga fillimi i epidemisë./tch