Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

28 raste të reja me COVID-19 të martën në Shqipëri

28 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se rastet e reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej 1086 mostra të marra për testim.

Numri i të shëruarve gjatë së njëjtës periudhë kohore është shënuar 114, duke e çuar në 271,030 shifrën e përgjithshme të tyre.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me koronavirus ka rënë në 336.

Pesë persona të infektuar me këtë virus vazhdojnë të jenë trajtohen në spitalet COVID të Shqipërisë.