Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Ministria e Drejtësisë e Kosovës është në kontakt me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për të marrë vesh më shumë rreth arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili është arrestuar me fletarrest të Serbisë.
“Ministria jonë e Drejtësisë dhe jo vetëm janë në komunikim më Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me sektorët përkatës atje, në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin tonë që po mbahet në paraburgim atje dhe që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë, kundër Kosovës që reflektohet edhe në fletarrestet e tilla për qytetarët tanë”, ka deklaruar Kurti, në konferencën për media të mbajtur të enjten.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të mërkurën në mbrëmje ka konfirmuar se Ramadani është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia.
-
Kërkohet që Ramadani të mos u kthehet autoriteteve në Maqedoni, pas arratisjes
-
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, arratiset nga arresti shtëpiak në Shkup
-
Serbia i kërkon shpjegim Maqedonisë së Veriut për arratisjen e Ramadanit
-
Blerim Ramadanit i ishte ndërruar sërish masa, nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim
-
Arratiset nga arresti shtëpiak ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani