Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar shpjegim nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut për arratisjen e Blerim Ramadanit, i cili është arrestuar në këtë vend në bazë të një fletarresti të lëshuar me kërkesë te Serbisë.
Arratisjen e Ramadanit nga arresti shtëpiak Daçiqi e ka quajtur “skandaloze”.
“Arratisja e terroristit dhe kriminelit të luftës Blerim Ramadani nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut është skandaloze. Si është e mundur që dikush që është arrestuar me fletarrest të vlefshëm serb, ndërkombëtar, të shpëtojë nga arresti shtëpiak”, ka thënë ai, njoftoi MPJ-ja serbe. “Apo drejtësia ndërkombëtare nuk vlen për terroristët shqiptarë dhe kriminelët e luftës. Kur ata vrasin serbët, gjithçka lejohet dhe falet”, ka shtuar ai, raportoi të enjten “Kossev”.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani – i arrestuar muajin e kaluar nga policia maqedonase – ka ikur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha të enjten për agjencinë e lajmeve MIA se është duke marrë masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit.
Blerim Ramadani në bazë fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar në Interpol nga Serbia u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar të Jazhincës. Përmbajtja e fletarrestit bazohet në dyshimet e Serbisë se Ramadani në cilësinë e ish-ushtarit të UÇK-së ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes.
-
Arratiset nga arresti shtëpiak ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani
-
Pas vendimit të Supremes, pasiguri për pjesëtarët e UÇK-së që vizitojnë Maqedoninë e Veriut
-
Kërkohet që Ramadani të mos u kthehet autoriteteve në Maqedoni, pas arratisjes
-
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, arratiset nga arresti shtëpiak në Shkup
-
Blerim Ramadanit i ishte ndërruar sërish masa, nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim