Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 32 vjet burgim katër të akuzuarit në rastin e njohur si “Toka 2”.
Bazuar në vendimin që është shpallur të premten nga kryetari i turpit gjykues Vesel Ismaili, i akuzuari Mehmet Prishtina është dënuar më 10 vjet burgim, Dukagjin Emërllahi me 8 vjet, Nexharije Hoti me 6 vjet dhe i akuzuari Avni Maxhunin me 8 vjet burgim.
Vendimin është mirëpritur nga Prokuroria Speciale.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mirëpret shpalljen e aktgjykimit fajësues nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj katër të akuzuarve në rastin “Toka 2”, M.P., D.E. ,A.M. dhe N.H., për veprën penale të krimit të organizuar. Ky vendim përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme institucionale për luftimin e krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në rastin “Toka 2”, ish-gjyqtarja komunale në Prishtinë, Nexharije Hoti, akuzohej për nxjerrjen e kundërligjshme të vendimeve gjyqësore e keqpërdorim të detyrës zyrtare, Mehmet Prishtina e Dukagjin Emërllahi për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave penale. E për shpëlarje të parave, krah Emërllahit e Prishtinës akuzohej edhe Avni Maxhuni.
-
Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë
-
Shpend Ahmeti dënohet me 2 vjet burgim
-
Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për mosdeklarim të 172 mijë eurove
-
Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim në rastin “KEK 2”
-
Procesi gati 6-vjeçar ndaj Thaçit dhe të tjerëve drejt fundit