Arbëri

Protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës eskaloi në konfrontim fizik me Policinë

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Protestë kundër shtrenjtimit të rrymës ka mbajtur të shtunën Partia Socialdemokrate. Ata kërkuan që të hidhet poshtë sa më parë propozimi i ZRRE-së për bllok-tarifat. E, protesta eskaloi edhe në konfrontim fizik mes protestuesve e Policisë.

Për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës, Partia Socialdemokrate mblodhi mijëra protestues në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Prej aty, ata marshuan drejt objektit të Qeverisë, teksa në duar mbanin pankarta me mbishkrime të ndryshme.