Arbëri

PSD-ja “nxjerr në qarkullim” bankënotën 5-euroshe me figurën e zv.ministrit

Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një tjetër aktivitet para ministrisë së Drejtësisë.

Anëtarët e kësaj partie joparlamentare kanë ngjitur një baner ku në banknotën e 5-euroshe shihet fytyra e zëvendësministrit Hysen Durmishi, duke e lidhur firmën që kishte dhënë ai për vendimin për tiketa ngjitëse në vetura pasi të kalojnë kontrollin teknik, e që ishte paraparë të kushtonin pesë euro.