Për zgjedhje të jashtëzakonshme janë duke u përgatitur partitë, të cilat nuk kanë synuar të jenë pjesë e Qeverisë me mandatar të ri, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Madje, kryetari i PDK-së, ka disa javë që ka nisur vizitat nëpër komunat e ndryshme, derisa ai i Vetëvendosjes ka përmendur edhe datën 14 qershor si më të favorshme për të votuar, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQasjen e tillë lidhur me zgjedhjet, në kohën kur vendi sapo ka filluar masat lehtësuese ndaj pandemisë, janë duke e parë shqetësuese njohësit e këtyre zhvillimeve.
Allen Meta, nga organizata Demokraci për Zhvillim, thotë se mbajtja e zgjedhjeve do të duhej të bëhej pas tejkalimit të tërësishëm të pandemisë COVID-19.
Por, sipas profesorit Bekim Baliqi, mbajtja e tyre është e vetmja zgjidhje për daljen nga situata e krijuar, përkundër kostos së tyre dhe rrezikut gjatë pandemisë.
Lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve dhe mënyrën e organizimit, KOHA ka pyetur edhe në Komisionin Qendror Zgjedhor, por nuk ka marrë përgjigje.
Që nga e hëna, televizioni ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Vetëvendosje e PDK-ja, por ata nuk kanë dashur të flasin.
Derisa Vetëvendosje dhe PDK-ja janë deklaruar pro mbajtjes së zgjedhjeve, partitë e tjera, si LDK-AAK-NISMA e ato nga minoritetet, janë në pritje të vendimit të Kushtetueses lidhur me çështjen e mandatarit të ri.