Analisti politik Burim Korqa ka vlerësuar se zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë asnjë partie politike, e sidomos Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.
Në “Konfront” të KTV-së, ai e ka cilësuar situatën aktuale politike “jo shumë negative” sa ishte pas zgjedhjeve paraprake. Sipas tij, tash Vetëvendosje është hapur për bisedime me parti tjera edhe pse i ka votat e mjaftueshme për Qeverinë.
Ai ka thënë se gjasat e vetme për koalicion janë VV-LDK sepse PDK-ja veçse është deklaruar për të qenë në opozitë.
“Krejt varet nga situata në LDK sa i përket një koalicioni të mundshëm. S’do të thotë që nëse s’mund të arrihet një marrëveshje për qeveri, të përjashtohet edhe një konsensus i përgjithshëm për presidentin. S’i konvenon asnjë partie të shkohet sërish në zgjedhje, e sidomos LDK-së që është në situatë shumë të pafavorshme, por në të njëjtën kohë edhe Aleancës duke marrë parasysh se nëse shkohet në zgjedhje në dhjetor – sipas të gjitha gjasave ndikimi i votës së diasporës mund të jetë i madh dhe ta rrisë daljen e partitë tjera të zvogëlohen në përqindje e të mos e kalojnë pragun”, ka thënë ai.
Liderët e LVV-së dhe të LDK-së janë takuar pas certifikimit të zgjedhjeve. Pasi të dy shprehën optimizëm dhe u zotuan për vazhdim diskutimesh për formim të institucioneve, në LDK u iniciua thirrja për një Kuvend të jashtëzakonshëm për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku. Ai e pezulloi procesin e negocimit me VV-në deri në mbajtjen e këtij kuvendi.
Të premten, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do ta bëjë publike datën për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit. Afati është deri më 7 gusht.
A ka ende shpresë për marrëveshje politike? | Konfront
A ka ende shpresë për marrëveshje politike? | LIVE në Konfront-
Kurti mirëpret qëndrimin e Abdixhikut, fton PDK-në e Aleancën për president konsensual
-
Ndryshimi i qëndrimit të LDK-së “hesht” Vetëvendosjen
-
Alijaj: Kurti s’është i gatshëm t’ia ofrojë LDK-së pozitën e presidentit
-
Kurti i interesuar për bashkëpunim me LDK-në, Abdixhiku për balancë institucionale
-
Kurti pas takimit me Abdixhikun: S’ka marrëveshje