13 zyrtarë policorë kanë përfunduar trajnimin për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt dhe janë certifikuar të premten. Policia ka thënë se zyrtarët policorë janë trajnuar për 12 javë në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Drejtori i PK-së, Gazmend Hoxha, i përgëzoi zyrtarët pas përfundimit të trajnimit të cilin e vlerësoi si “ndër më sfiduesit në Policinë e Kosovës”.
Hoxha më tej i inkurajoi që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi.
Gjatë këtij kursi janë certifikuar edhe 3 instruktorë nga FSK edhe AKI –ja.
Artikuj të ngjashëm
-
Në nëntor u suspenduan 13 zyrtarë policorë, njëri prej tyre edhe u arrestua
-
Përfundon me sukses ushtrimi për reagim ndaj krizave i Policisë dhe Ambasadës amerikane
-
“Kursimet e shtetit” rrezikojnë trajnimet e ushtarëve dhe policëve
-
FSK-ja trajnon snajperistët e rinj për qitje precize në distanca të largëta
-
Ish-drejtori i Policisë: Me tre muaj trajnim, policët s’mësohen mirë as ta mbajnë armën