Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë ndjekur një trajnim të specializuar në qitje në distanca të largëta, me fokus në ngritjen e kapaciteteve luftarake dhe përgatitjen për situata të avancuara operacionale.
Sipas një njoftimi të FSK-së, trajnimi ka për qëllim certifikimin e pjesëtarëve të FSK-së si snajperistë profesionalë operativë, të aftë për të përdorur armë me kalibra të ndryshëm në përputhje me standardet moderne ushtarake ndërkombëtare.
Ky program i trajnimeve është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të FSK-së për zhvillimin, avancimin dhe profesionalizimin e kuadrove ushtarake, në funksion të mbrojtjes së vendit dhe përmbushjes së detyrave të brendshme e ndërkombëtare.
-
Pjesëtarë të FSK-së stërviten për snajperë dhe liderë luftarakë
-
Parashihet kompensim për ushtarët e FSK-së që lëndohen, humbin jetën apo gjymtohen
-
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
-
Shërbim ushtarak, në bazë vullnetare
-
Ushtria e Kosovës, ndër fotografitë e javës nga “Sky News”