Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses Kursin bazë për snajper dhe Kursin e liderit luftarak.
Sipas njoftimit Kursi bazë për snajper u realizua nga Qendra e Stërvitjes Profesionale.
“Ky kurs profesional u realizua me qëllim të ngritjes së kapaciteteve taktike operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, duke u trajnuar për qitje precize nga distanca të largëta dhe me kalibre të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Ndërsa Kursi i liderit luftarak thuhet se u realizua nga Shkolla e nënoficerëve.
“Gjatë kursit, pjesëmarrësit kaluan trajnim intensiv në fushat e udhëheqjes ushtarake, planifikimit operacional, komunikimit, vendimmarrjes dhe zbatimit të procedurave taktike në terren. Përmes ligjëratave profesionale dhe ushtrimeve praktike, kursantët demonstruan disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë profesionalizmi”, thuhet në njoftim.
-
FSK-ja trajnon snajperistët e rinj për qitje precize në distanca të largëta
-
KFOR-i amerikan zhvillon trajnime kundër dronëve për rritjen e sigurisë në Kosovë
-
FSK-ja realizon trajnimin “Simboli i Ujkut”
-
Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së demonstron një skenar të improvizuar para Osmanit
-
FSK-ja po teston kapacitetet luftarake përmes ushtrimit “Ujku Shigjetë”