60 MINUTA

Sot në “60 Minuta”: Procesi gjyqësor për kanosje të kryeministrit

avokati Hasan Shala

Në emisionin “60 Minuta” në Kohavision sot në kuadër të intervistës do të flasim për nisjen e procesit gjyqësor për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

I ftuar do të jetë ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, avokati Hasan Shala me të cilin do të trajtojmë paraqitjen e kryeministrit  si i dëmtuar  në këtë rast të kanosjes, peshën e veprës penale për të cilën akuzohen Faton Klinaku e Nuredin Selmani.

Me çfarë dënimi mund të përballen të akuzuarit kur flasim për peshën e kësaj vepre penale?

A mund të presim proces më të shpejt të procesit gjyqësor duke e ditur tani që ky proces gjyqësor do të jetë në llupë për shkak të përfshirjes së kryeministrit?

A trajtohen nga gjykatat njëjtë rastet e kanosjes edhe kur ka palë të përfshira të cilat nuk kanë peshë kaq të lartë publike?

A krijoi kryeministri Kurti standard të dyfishtë kur sot si palë e dëmtuar iu përgjigj ftesës së Gjykatës, e në rastin e rezervave shtetërore i kërkoi prokurorisë që ta intervistonte në zyrën e tij?

Sa janë të guximshëm sot prokurorët e gjyqtarët kur ballafaqohen e hetojnë zyrtarë të lartë të shtetit, si ministri e deputetë?

Sulmet e linçimet që vazhdimisht i bëhen sistemit të drejtësisë a e zbehin besueshmërinë edhe më shumë ndaj gjyqësorit e prokurorisë?