Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar se bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri e ish-ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharku, ka vizituar Ferizajn e Suharekën, atje ku dy kandidatët e kësaj partie për kryetar komunash kanë dalë të dytët në garën e balotazhit, derisa kanë drejtuar komunat përkatëse në mandatin e kaluar.
“Vizitova sot, së bashku me Gazmend Muhaxherrin dhe Lutfi Zharkun degën e LDK-së në Ferizaj dhe atë në Suharekë. Kryetari, Muharrem Sfarqa dhe shumë veprimtarë tanë, sikurse edhe Kryetari Sali Asllanaj dhe Kryesia na njoftuan për punën e vyeshme të tyre. Mobilizimi për fitore është evident”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Muhaxheri thotë se ofertës së VV-së i janë përgjigjur individët, nuk është qëndrim i LDK-së
-
Muhaxheri as nuk e mohon as nuk e pohon se garon për kryetar të LDK-së, thotë se koha është për ndryshime
-
Kryetari i Pejës synon postin e kryeministrit nga radhët e LDK-së
-
Udhëheqja e LDK-së qëndroi në Istog
-
Mustafa: Sfarqa ka rithyer Ferizajn në skemat e investimeve të mëdha