Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Bekim Jashari u drejtohet drenicaseve, premton llogaridhënie e transparencë

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka zgjedhur rrjetin social Facebook që të t’u drejtohet votuesve në ditën e parë të muajit të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Të dashur qytetarë të Skenderajt,

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kam kënaqësinë e veçantë që sot t’ju drejtohem si kandidat i pavarur për të qeverisur bashkë me juve komunën tonë të dashur.

Siç edhe jeni në dijeni, sot edhe zyrtarisht filloi fushata për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës – andaj urime të gjithëve.

Unë Bekim Jashari, qytetar i komunës së Skenderajt, duke vlerësuar nevojën e theksuar për ndryshime pozitive në komunën tonë dhe duke ju përgjigjur kërkesave tuaja të adresuara në forma dhe raste të ndryshme – vendosa që të kandidoj si kandidat i pavarur për kryetar të Skenderajt, në Zgjedhjet Lokale 2017.

Po e filloj këtë adresim me një thënie të njohur të presidentit amerikan Woodrow Wilson se “Prosperiteti është domosdoshmërisht tema e parë e një fushate politike”. Jo rastësisht po e citoj këtë thënie, pasi që vendit, tani më shumë se kurrë, i duhet një prosperitet i mirëfilltë.

Për të arritur këtë qëllim madhor në komunën tonë, nga dita kur i hyra kësaj gare për kryetar të komunës së Skenderajt, fillova edhe me turneun “Bekimi n’oda”, përmes së cilës jam munduar të dëgjoj dhe të komunikoj me të gjithë qytetarët e komunës sonë, për të dëgjuar për së afërmi nevojat dhe idetë e juaja në përmirësimin e përgjithshëm të mirëqenies suaj dhe jetës në komunën tonë.

Ne do takohemi shpesh këto ditë, ku edhe do ju prezantoj Programin e Qeverisjes, që kryesisht konsiston në prosperitet të sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, arsimit, kulturës, sportit, turizmit, shëndetësisë, mirëqenies sociale dhe fuqizimit të rinisë.

Pra, me një fjalë, ky program synon të trajtojë çdo sferë të ndjeshme të jetës sonë të përbashkët në komunën e Skenderajt.

Me mua kryetar, komuna e Skenderajt do të qeveriset mbi bazën e parimeve për llogaridhënie dhe transparencë – për këtë ju siguroj.

Duke kujtuar sakrificën tonë të përbashkët dhe duke çmuar kërkesat e juaja, të dashur qytetarë, që unë të garoj në këto zgjedhje si kandidat i pavarur – më keni bërë të mendohem se vendi ynë meriton më shumë.

Është përgjegjësi, privilegj dhe nder i madh kur populli yt të beson të sotmen dhe të ardhmen, për këtë do t’ju bëj krenarë, të dashur bashkëqytetarë.

Bashkë për Skenderajn tonë

Na priftë e mbara dhe dalshim faqebardhë.

Sinqerisht, i juaji

Bekim Hamëz Jashari, - përfundon postimi i tij përmes Facebookut.