Pas betimit të tij kryetari i Skenderajt Bekim Jashari tha para asamblistëve se sot është një fillim i epokës së re qeverisëse për Skenderajn mbi bazën e transparencës dhe llogaridhënies. Ai u shpreh se si sot i kujtohet inicimi i peticionit nga qytetarët që kërkonin nga ai të kandidonte për kryetar.
Jashari duke iu drejtuar motrës së tij Besartës, tha se sot po fillon një sfidë po si ajo e të parëve të tyre që u flijuan vetëdijshëm për lirinë e Kosovës, shkruan kp.
Kreu i Skenderajt kërkoi nga qytetarët që t’i japin një dorë që ta bëjnë realitet ndryshimin.
Ai shtoi se jo rastësisht në fushatë nuk ka premtuar asgjë përveç transparencës e llogaridhënies.
Sepse sipas tij kjo do të sjellë më shumë investime në arsim, shëndetësi, sport e në të gjitha fushat.
Me këtë rast është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës nga ish kryetari Sami Lushtaku, te kryetari i ri, Bekim Jashari.
-
Bekim Jashari synon mandatin e dytë në krye të Skenderajt
-
Bekim Jashari kërkon edhe një mandat si kryetar komune
-
Kryetari i ri i Skenderajt ende s’e ka nisur punën - problem me asamblistët
-
Jashari: Skenderaj dha mesazh se vetë qytetarët duhet të qeverisin me Komunën
-
Jashari: Të ndërtojmë një shtet të pastër