Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, përmes një komunikate për media, ka shprehur shqetësimin serioz të, siç thotë, “blerjes së votës tek komuniteti egjiptian dhe ashkali, nga ana e shoferit personal të kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri, Besim Berisha”.
“Ngasësi personal i Gazmend Muhaxherit, Besim Berisha, duke përdorur një automjet civil VW me targa (03-797-BF) përpos presionit që bënë tek votuesit në Qendrën e votimit në Shkollën ‘Ramiz Sadiku’, ai bën blerje të votës”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAAK në Pejë rastin e ka paraqitur edhe në PZAP dhe tek prokurori i shtetit.
“AAK në Pejë fton publikisht akterët e rendit dhe ligjit të marrin masa të menjëhershme në ruajtje të procesit të drejt zgjedhor dhe mbrojtje të demokracisë”, ka thënë AAK, duke i bashkëngjitur edhe disa fotografi, të cilat kjo parti i quan dëshmi.
Për këtë reagim të AAK-së, në OJQ “Syri i Vizionit”, që monitoron procesin e votimit në gjashtë komuna të Dukagjinit, në kuadër të “Demokracia në veprim”, nuk kanë informacione, përveç asaj që kanë parë të publikuar në mediat elektronike. “Kjo është një çështje qe ndodh ndoshta nëpër hapësira të lagjeve, ku ne nuk kemi informacion”, thotë Veton Mujaj, drejtor i OJQ “Syri i Vizionit”.
