Në pesë komuna, Partia Liberale Egjiptiane garoi për asamble komunale por vetëm në Fushë Kosovë ky komunitetet do të ketë një përfaqësues në Kuvendin Komunal.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, i cili është edhe kryetar i kësaj partie, ka ngritur shqetësim se rezultati i këtij subjekti në zgjedhjet e fundit lokale është dëshmi se ka pasur blerje të votës.
Partia Liberale Egjiptiane për asamble komunale ka garuar edhe në Pejë, Klinë, Istog dhe në Fushë Kosovë, ku votat e duhura i ka siguruar vetëm një kandidat.
Ndërkohë, në PZAP, për blerje të votës ka ushtruar ankesë Partia e Ashkalive në Ferizaj kundër PDAK-së. Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, ka konfirmuar gjithashtu se PDAK-ja ka bërë ankesë për rivalitet gjatë fushatës zgjedhore kundër PLE-së.
-
Partia Liberale Egjiptiane kërkon nga PZAP-ja rinumërimin edhe të rreth 200 vendvotimeve tjera
-
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president të Kosovës
-
Berisha: Po bëhet lojë politike cili po e dëmton tjetrin, por më së shumti dëmtohet Kosova
-
Berisha thotë se është për konstituim të Kuvendit, por jo ndryshim të formës së votimit
-
Berisha kërkon të jetë pjesë e institucioneve: I gatshëm të marrë drejtimin e secilës ministri