Lëvizja Vetëvendosje ka parashtruar dy ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Siç bëhet e ditur nga kjo parti njëra është ushtruar ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, për deklaratën e tij se “duhet tërhequr zvarrë” Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa tjetra ndaj subjektit politik Lista Serbe për ekspozimin e parullës “Për vëlla Milanin” gjatë tubimit hapës.
VV-ja ka konsideruar se në këto ankesa evidentohen shkelje serioze të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, të cilat cenojnë procesin demokratik dhe integritetin e zgjedhjeve.
PZAP-së deri tash i është drejtuar edhe Partia Demokratike e Kosovës lidhur me kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, me arsyen për “kërcënim, shantazh, shpifje dhe fyerje”.

-
Supremja e refuzon ankesën e VV-së kundër PZAP-së
-
Refuzohen ankesat e LVV-së ndaj PDK-së e Listës Serbe, për nxitje të urrejtjes
-
PZAP-ja pranon shtatë ankesa për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të dhjetorit
-
Shtatë ankesa u dorëzuan në PZAP për shkelje që lidhen me ditën e votimit
-
PDK-ja dorëzon ankesë në PZAP: Rivotimi në Mitrovicë, i vetmi opsion që bën drejtësi