Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, e ka quajtur “hajgare që po i bëhet procesit zgjedhor” ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë.
PDK-ja në ankesë ka kërkuar rivotim pasi në Qendrën Komunale të Numërimit gjatë ditës së djeshme u ndërpre verifikimi shkaku disa fletëvotimeve që nuk përshtatej me numrin serik të vendvotimeve. Kjo nxiti reagime të shumta. Gjatë pasdites së sotme, Prokuroria urdhëroi që të rinisej verifikimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSekretari i LVV-së këmbëngul se ditët e zgjedhjeve nuk është raportuar asnjë parregullsi serioze.
“Sa kam qenë anëtar i KQZ-së, ka qenë kërkesa ime që të vendoset numri serik. Ata (PDK) ndoshta kanë përvojë dhe e kanë përdorur ‘trenin bullgar’, por ne nuk kemi pasur asnjë raportim gjatë ditëve të zgjedhjeve. Ata kanë qenë të kënaqur me exit-pollet, por jo me rezultatet e kutive të votimit”, ka thënë Rama në “Interaktiv” të KTV-së.
Ai shtoi se çdo dyshim për parregullsi mund të verifikohet në mënyrë transparente nga instancat përkatëse dhe se ndërhyrjet e jashtme janë të papranueshme.
“Nuk bën asnjë instancë të ndërhyjë në procesin zgjedhor. Hyrja e prokurorit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë pa ftesë të KQZ-së është tentim për ndërhyrje. Nuk guxon askush të hyjë aty nga rruga”, theksoi Rama.
Sipas tij, pretendimet për “gabime teknike” nuk cenojnë integritetin e zgjedhjeve, pasi fletëvotimet kanë elemente të shumta sigurie.
“Fletëvotimi, përveç numrit serik, ka mikroprintin dhe mbrojtjen ultra-violete. Procesi është monitoruar nga përfaqësues të të gjitha partive, dhe askush s’ka shënuar asnjë vërejtje pas përfundimit të zgjedhjeve”, shtoi ai.
Rama akuzoi PDK-në për mospranim të rezultatit dhe për heshtje ndaj parregullsive në komuna ku ka fituar.
“PDK-ja nuk flet që mjekët kanë lëshuar vërtetime false për votim me asistencë në Kaçanik, as që në rund të parë 10-15% kanë votuar me asistencë në Han të Elezit. Është tendencë për mospranimin e rezultatit (reagimi për Mitrovicën)”, përfundoi Rama.