Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se Bashkimi Evropian i sheh me rëndësi të jashtëzakonshme zgjedhjet lokale në Kosovë.
Sipas tij, këto zgjedhje për BE-në janë më të rëndësishme se ato parlamentare për shkak të veriut të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një lidhje direkte në “KTV”, Palokaj ka thënë se për Brukselin zyrtar nuk është me rëndësi se kush do të fitojë në cilën komunë, por se si do të shkojë mbarëvajtja e procesit.
Palokaj e ka përmendur edhe kthimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës si një ndër çështjet më me rëndësi për BE-në lidhur me këto zgjedhje.
“Bashkimi Evropian është i interesuar për këto zgjedhje, jo që u intereson se kush do të fitojë në cilën komunë, por u intereson që procesi zgjedhor të jetë i qetë dhe që qytetarët të mund të ushtrojnë të lirë dhe pa ndërhyrje nga jashtë mundësinë e tyre të votimit. Nuk duan që të përsëriten raste kur ka pasur ndërhyrje, sidomos në veri të Kosovës. Ajo që u intereson në BE është që pas procesit zgjedhor të konstituohen pushtetet e reja lokale dhe në veçanti, interesi i tyre është në veriun e Kosovës ku presin si një kthim pozitiv sipas tyre, kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës. Zakonisht Bashkimi Evropian nuk interesohet për zgjedhjet lokale, por ja që në rastin e Kosovës ato kanë rëndësi të jashtëzakonshme, ndoshta edhe më shumë sesa zgjedhjet e përgjithshëm”, ka thënë ai.