Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin festiv të kësaj partie në Fushë-Kosovë ku VV-ja fitoi në balotazh përball LDK-së, ka thënë se kjo komunë do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës dhe të tij si kryeministër.
Kurti nga Fushë-Kosova ka premtuar se Vetëvendosja do ta bëjë ndryshimin e madh me kryetarin e ri.
“Pas dy dekadave të partisë pushtet, të pushtetit parti, LVV-ja e bëri ndryshimin e madh me kryetarin e ri. Valon Prebreza do të sjellë demokraci, mirëqenie, zhvillim dhe funksionalitet, dinjitet dhe barazi për të gjithë. Këto janë zgjedhjet e katërta në të cilat VV-ja merr pjesë në garat për komunat e Kosovës. Valon Prebreza do ta ketë mbështetjen e fuqishme të parezervë, të pakursim e papushim të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timen si kryeministër”, ka thënë Kurti.
Pas 25 vjetëve Fushë-Kosova më nuk do të udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Valon Prebreza i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të marrë drejtimin e Fushë-Kosovës.
Kur janë procesuar 81.36 për qind të vendvotimeve, Prebreza kryeson me 8575 vota, ndërsa Besnik Osmani i LDK-së i ka 7031 vota.
VIDEO:
LDK-ja e mban Prishtinën, LVV-ja e merr Mitrovicën
Beteja finale për pushtetin lokal ka marrë epilog të dielën në balotazhin e zhvilluar në 18...-
Valon Prebreza, kryetar i sapozgjedhur i Fushë-Kosovës, sonte në Interaktiv
-
Pas 25 vjetëve Fushë-Kosova nuk është bastion i LDK-së
-
Valon Prebreza i LVV-së bashkë me AAK-në në balotazh për Fushë-Kosovën
-
Prebreza i VV-së i bindur se do t’i marrë edhe votat e PDK-së
-
Prebreza në Fushë-Kosovë premton rinovim të shkollës së Vragolisë, çerdhe e zgjerim të rrugëve