Renovim të shkollës së Vragolisë, ndërtim të kopshtit për fëmijë, zgjerim të rrugëve e trotuare ka premtuar kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Fushë-Kosovës, Valon Prebreza. Gjatë tubimit të mbajtur me banorët e Vragolisë, Prebreza tha se në mandatin e tij 4-vjeçar, si kryetar komune, do të bëjë edhe shtigje për biçikleta e rregullim të shtratit të lumit.
Në këmbim të realizimit të këtyre projekteve, Prebreza kërkoi votë për numrin 105. Në këtë tubim, ai u shoqërua edhe nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili kërkoi që t’i jepet mundësia Prebrezës që premtimet e tij për Vragolinë dhe të gjitha fshatrat e komunës së Fushë-Kosovës, të mund t’i kthejë në projekte konkrete. Kurti tha se Prebreza është kompetent e menaxher i mirë për pozitën që synon. Ai u shpreh se Fushë-Kosovës i duhet një kryetar që i bën kërkesa Qeverisë qendrore për implementim projektesh dhe jo ankesa.
“Në qeverisjen tonë 4-vjeçare Vragolinë do ta shndërrojmë në një fshat të mirëfilltë siç i takon. Ku rrugët janë për të gjithë, trotuaret për këmbësorë, shteg të biçikletave për të gjithë, do ta lidhim fshatin Vragoli me fshatrat përreth me rrugë anësore, do ta bëjmë rregullimin e shtratit të lumit me brezin e gjelbër, që do ta vazhdojmë deri në komunën e Obiliqit, sepse edhe atje do të fitojmë”, ka premtuar Prebreza.
“Është jashtëzakonisht menaxher i mirë, është fort kompetent përveçse ka integritet personal, pra besnikëri ndaj interesit të qytetarëve, punon për zhvillimin e të gjithëve pa lënë asnjë prapa”, ka deklaruar Kurti.
-
Kurti: Fushë-Kosova do ta ketë mbështetjen e fuqishme të Qeverisë dhe timen si kryeministër
-
Kryetari i Fushë-Kosovës ankohet për sabotim nga KRM “Pastrimi”
-
Prebreza: Sot nuk blihet vota, pushtetin e kam marrë me sinqeritet
-
Valon Prebreza, kryetar i sapozgjedhur i Fushë-Kosovës, sonte në Interaktiv
-
Prebreza nga Bardhi i Madh: Fushë-Kosova po bashkohet për ndryshim