Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar të shtunën në mbrëmje në Llapushnik të Drenasit, ku ka kërkuar mbështetje për kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune, Petrit Hajdari.
Krasniqi u ka bërë thirrje të pranishmëve që ta përkrahin në mënyrë masive Hajdarin për fitore pa balotazh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Llapushniku dhe krejt kjo zonë e ky rajon, PDK-në e kanë pasë gjithmonë të parën, prej kur janë mbajtë zgjedhjet për herë të parë në vitin 2000 e deri tash. Jam sot këtu edhe njëherë me ju falënderu për këtë besim, për këtë mbështetje, për këtë fuqi që na e keni dhënë. Ka kandidatë të ndryshëm. Vetëm një është i PDK-së, veç Petrit Hajdari, veç numri 191. Ju ftoj nga zemra më 12 tetor sikur njëherë e një kohë me e kry me të parën, me fitu pa balotazh”, ka shtuar ai.
Krasniqi ka deklaruar se “PDK-ja është ma e madhe se secili individ, kushdo që mendon të marrë vota prej PDK-së në bastionin e saj, në Drenicë, për t’i dërguar diku tjetër, po dërgon ujë në mulli të Albin Kurtit”.
“I vetmi njeri në politikë që e ka mision jetësor me e thy PDK-në në Drenicë, aty ku buron fuqia e PDK-së, aty ku është themeli i themelimit tonë është Albin Kurti dhe kushdo që i bën argat Albinit është me të”, ka thënë ai.
Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari ka thënë se nuk ka forcë, as fuqi që e përçan Drenasin.
“Unë besoj në ju. Dhe ju ftoj që ju të besoni në ne, në mënyrë që problemet, të cilat janë tuajat, nga sonte e tutje nuk janë veç tuajat, por janë edhe probleme të miat, që do t’i zgjidhim bashkërisht në afat. Ju ftoj të bashkohemi në këtë drejtim, ju ftoj ta festojmë fitoren e madhe të PDK-së më 12 tetor”, ka thënë ai.