Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbajë nesër një konferencë për shtyp, ku do të prezantojë deklaratën preliminare të këtij misioni mbi zgjedhjet e 11 qershorit.
Në këtë konferencë pritet të flas shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Alojz Peterle.
Misioni për Vëzhgim të Zgjedhjeve nga BE-ja, mandati i të cilit ishte të vëzhgojë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor dhe të vlerësojë pajtueshmërinë e këtyre zgjedhjeve me ligjin e Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për zgjedhje, ishte i përbërë nga rreth 100 vëzhguesve nga shtetet e ndryshme anëtare të BE-së bashkë me Norvegjinë dhe Zvicrën.
-
BE prezanton misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve
-
BE-ja cakton ekipin që do t’i monitorojë zgjedhjet në Kosovë
-
BE-ja do të vlerësojë nëse zgjedhjet në Kosovë janë të standardeve ndërkombëtare
-
Vëzhguesit e BE-së e vlerësojnë pozitivisht procesin e deritashëm zgjedhor
-
Vëzhguesit ndërkombëtarë: Këto zgjedhje ishin transparente