Vëzhguesit e Bashkimit Evropian, kanë paraqitur raportin preliminar të monitorimit të zgjedhjeve, ku i cilësuan si transparente.
“Këto zgjedhje ishin më transparente se ato të kaluarat. KQZ-ja ka bërë përmirësime dhe përgatitje paraprake sa i përket këtyre zgjedhjeve”, tha Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle në një konferencë për media, transmeton televizioni publik.
Ai tha se janë këtu të vëzhgojnë se si Kosova i ka respektuar standardet, “e kemi vlerësuar se këto zgjedhje kanë kaluar mirë pa shumë incidente”.
Mediat në mënyrë të balancuar kanë përcjellë fushatën dhe procesin zgjedhor.
Artikuj të ngjashëm
-
Peterle: Duhet vullnet politik për ta kryer reformën zgjedhore
-
Misionet e BE-së në Kosovë: Zgjedhjet ishin të qeta, në mjediset serbe me probleme
-
Misioni i BE-së vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor
-
Peterle: Procesi i qetë zgjedhor me vetëm probleme teknike
-
BE: Zgjedhjet ishin të qeta, në veri pati frikësime e raste të dhunës