Pozitivisht është vlerësuar procesi i zgjedhjeve lokale në Kosovë nga misioni i vëzhguesve të Bashkimit Evropian, raporton KTV.
Ky mision që ka vëzhguar pos zgjedhjeve dhe pjesën e fushatës, ka thënë se zgjedhjet e 22 tetorit kanë qenë më mirë të organizuar dhe më transparente se ato lokalet të 2013-s.
Këto detaje janë dhënë në konferencën për media të këtij misioni e që janë të gjetura preliminare. Por, shqetësuese mbetet demokratizimi i procesit në komunat me shumicë serbe.
“Procesi zgjedhor kishte ndryshime të konsiderueshme në mes të komunave me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë serbe. Fushata gjithashtu u dëmtua nga kërcënimet brenda komunitetit me shumicë serbe të Kosovës, në veçanti u vunë në shënjestër subjektet politike jashtë Listës Serbe duke u bërë atyre presion që të tërhiqen nga gara”, ka thënë Alojz Peterle,Shef i Misionit të Vëzhgimit të BE-së
Vëzhguesit e këtij misioni kanë qenë në 466 vendvotime në të gjithë Kosovën dhe sipas shefit të tyre, nuk janë vërejtur incidente të mëdha.
Por, vëzhguesit kanë vërejtur votim familjar, probleme me listën zgjedhore dhe pastaj mosndjekje të të gjitha procedurave në procesin e numërimit të votave. Misioni i BE-së për vëzhgim të zgjedhjeve ka pasur më shumë se 100 vëzhgues në 38 komuna të vendit dhe sikurse në zgjedhjet e qershorit, ata janë ftuar nga institucionet e Kosovës për t’i vëzhguar zgjedhjet.
-
Misionet e BE-së në Kosovë: Zgjedhjet ishin të qeta, në mjediset serbe me probleme
-
Procesi zgjedhor në komunat me shumicë serbe nuk ka përmbushur standardet evropiane
-
BE-ja mirëpret zhvillimin paqësor dhe konkurrues të zgjedhjeve lokale në Kosovë
-
Misioni Vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjes nga Serbia e administrata e SHBA-së
-
Vëzhguesit evropianë: S’ka transparencë në financimin e fushatës