Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në vendimet e publikuara sot bëhet e ditur se janë refuzuar ankesat e dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu lidhur me procesin e rinumërimit të votave. Të dy, në ankesa të ndara kanë kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së. Gjithashtu është refuzuar edhe ankesa e Listës Serbe e po ashtu edhe dy ankesa të Nova Demokratska Stranka. Të gjitha ankesat ishin për parregullësi me vota.
Lista Serbe qe ankuar me pretendimin se partia e Nenad Rashiqit ka marrë një pjesë të konsiderueshme të votave në mjediset ku nuk është i pranishëm komuniteti serb ose është statistikisht i papërfillshëm. Në vendim, PZAP-ja ka theksuar se Lista e votuesve nuk përmban të dhëna për komunitetet etnike. Është sqaruar se në Kosovë s’ka bazë ligjore që këto vota të shpalleshin të pavlefshme.
Të gjitha ankesat në arsyetimin e PZAP-së, janë vlerësuar si të pabazuara.
Tash, nëse palët nuk i ankimojnë këto vendime në Gjykatën Supreme, për çka kanë kohë 48 orë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i hapet rruga certifikimit të rezultateve.
-
PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat
-
KQZ-ja sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve, pastaj 30 ditë kohë për seancën konstituive
-
Pesë ankesat e refuzuara nga PZAP-ja dorëzohen në Supreme
-
Ankesë në PZAP se Rashiqi i mori 203 vota në fshatrat me boshnjakë
-
Refuzohen ankesat e dy kandidatëve të PDK-së për rinumërim të votave brenda partisë