Pesë ankesat e refuzuara të mërkurën nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dorëzuar të premten në Gjykatën Supreme. Dy kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, kanë thënë se ankesa e tyre bazohet në fakte të reja, të cilat sipas tyre, dëshmojnë parregullsi të konsiderueshme në procesin e numërimit të votave. Përveç tyre, ankesë në Supreme ka dërguar edhe Lista Serbe dhe dy të tjera nga Nova Demokratska Stranka.
Pasi ankesat e tyre u refuzuan nga PZAP-ja, dy kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës i janë drejtuar me ankesë edhe Gjykatës Supreme duke kërkuar rinumërimin e votave të partisë.
Kandidatët për deputetë nga PDK-ja, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, thanë se ankesa bazohet në fakte të reja, të cilat sipas tyre, dëshmojnë parregullsi të konsiderueshme në procesin e numërimit të votave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaxhiu tha se ankesa mbështetet në raportin e Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procedurën e rinumërimit, i cili, sipas tij, evidenton gabime të shumta në numërimin fillestar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Ai shprehu pritjen që Gjykata Supreme ta shqyrtojë ankesën në mënyrë të pavarur dhe të urdhërojë rinumërimin.
“Prandaj shpresojmë shumë në profesionalizmin e Gjykatës Supreme, e cila në shumë raste ka ditur të jetë e pavarur dhe të rrëzojë vendimet e PZAP-së, dhe të urdhërojë rinumërimin. Sepse nuk mund të bëhesh deputet me votat e numëruesve, por duhet të bëhesh me votat e qytetarëve, ashtu siç i ka hedhur ditën e votimit”, theksoi Haxhiu.
Përveç tyre, ankesë në Supreme ka dërguar edhe Lista Serbe dhe dy të tjera janë dorëzuar nga Nova Demokratska Stranka.
Lista Serbe u ankua për votat e partisë së Nenad Rashiqit, duke pretenduar se votat i ka marrë në vendbanime shqiptare, ku ka pak ose hiç serbë.
Të së njëjtës natyrë janë edhe dy ankesat e NDS-së të Emilja Rexhepit, njëra ndaj partisë së Rashiqit dhe tjetra ndaj Koalicionit Vakat.
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i jep Supremes afat prej pesë ditësh për të vendosur lidhur me ankesat duke i hapur kështu rrugë certifikimit të rezultateve.
E kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur të premten se bisedimet me partitë e tjera për formimin e institucioneve do t’i nisë pas certifikimit të rezultateve.
“Po e presim certifikimin e rezultateve, faleminderit”, ka theksuar ai.
E publicisti Veton Surroi ka dhënë disa sugjerime rreth paqartësive lidhur me zgjedhjen e Qeverisë dhe presidentit të Republikës.
Ai ka propozuar që bashkëpunimi politik për zgjedhjen e presidentit të nisë nga përcaktimi i kritereve për kandidatin dhe jo nga negociatat për ndarjen e pushtetit qeveritar.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se presidenti duhet të jetë figurë që përfaqëson unitetin e popullit, ndërsa procesi i zgjedhjes kërkon bashkëpunim ndërmjet partive politike, siç e parasheh Kushtetuta.
Surroi ka vlerësuar se zgjedhjet parlamentare ia kanë dhënë Lëvizjes Vetëvendosje mandatin për të provuar formimin e Qeverisë së re, ndërsa përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit u takon të gjithë deputetëve përmes një procesi që kërkon konsensus politik
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, ku VV-ja ka marrë 47.13%, PDK-ja 19.44%, LDK-ja 16.69% dhe AAK-ja 6.74%